-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: BKZH një lavatriçe financiare e qeverisë, jo për qytetarët

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka kundërshtuar ngritjen e Bankës Kombtare të Zhvillimit, duke e cilësuar si një projekt dashamirës njëlloj si ai i inceneratorëve.

Qëndrimi i Tabakut

Në kulmin e një krize të thellë korrupsioni, krize reale të qeverisjes dhe mungese legjitimiteti politik të shumicës, u miratua dhe u ngrit Banka Kombëtare e Zhvillimit.

Në letër, synimi i kësaj banke paraqitet gjithmonë dashamirës për ekonominë. Ashtu siç ishin “dashamirëse” edhe inceneratorët, PPP-të apo tenderat publikë që sot janë simbol i abuzimit dhe korrupsionit, ku paratë e shqiptarëve përfundojnë në duart e një grushti njerëzish.

Në realitet, pas kësaj fasade zhvillimi, Banka e Zhvillimit rrezikon të kthehet në një tjetër lavatriçe financiare, një instrument i rrezikshëm pa asnjë kontroll real, përmes të cilit mund të abuzohen qindra miliona euro nga paratë tuaja.

Problemi nuk është ideja e bankës, por arkitektura e saj e qëllimshme për të vjedhur në hije.

Sipas ligjit të miratuar, kjo bankë funksionon si një “ishull financiar” ku qeveria bën çfarë të dojë:

  • Nuk mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë!
  • Nuk i nënshtrohet kontrollit teknik të KLSH-së për kreditë që jep!
  • Dhe më e rrezikshmja: Do të mbledhë kursimet tuaja në Postë për t’ua dhënë si kredi klientëve të qeverisë!

Me pak fjalë, ajo nuk jep llogari askund përveçse te zyra e kryeministrit.

A ka banka zhvillimi në Europë? Po, padyshim që ka. Por ka një dallim që kjo qeveri nuk e thotë:

Në Gjermani, KfË kontrollohet deri në qindarkën e fundit nga Banka Qendrore dhe Parlamenti. Në Itali, çdo investim i Cassa Depositi e Prestiti kalon në sitën e institucioneve të pavarura. Atje ka shtet! Këtu ka vetëm babëzi.

Në asnjë vend serioz nuk ekziston një bankë që menaxhon para publike pa një palë të tretë që i vendos frenat. Por këtu, frenat i ka hequr qeveria që t’i japë gaz korrupsionit.

Shqipëria sot nuk ka nevojë për një tjetër “gropë financiare” që i shërben një pakice klienteliste.

Ka nevojë për institucione që mbrojnë djersën e qytetarëve, jo për një bankë që financon PPP-të dhe dështimet e radhës me kursimet e prindërve tanë.

Ndalini duart nga paratë e shqiptarëve! Shqipëria nuk ka nevojë për bankën e pushtetit, por për drejtësi dhe ekonomi që punon për të gjithë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit