-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fermerët grekë vazhdojnë bllokadat, Mitsotakis përballë sfidës politike dhe ekonomike

Kryesoret

Fermerët grekë kanë vendosur të vazhdojnë bllokadat e tyre deri për Krishtlindje, duke bllokuar vetëm mjetet tregtare për të ushtruar presion ndaj qeverisë. Këtë të hënë, ata zhvilluan një bllokadë simbolike të tunelit Tempi dhe pritet të bllokojnë kryqëzimin e Nikea-s të martën.

Protestat po vazhdojnë në rajone të ndryshme të Greqisë, përfshirë Arta, Louro, Janinë dhe Igumenicë.

Përgjigja e qeverisë ka qenë se shumica e kërkesave të fermerëve janë plotësuar, megjithatë disa mbeten të papranueshme për arsye të rregullave evropiane.

Kryeministri Mitsotakis ka ftuar për dialog, por ka akuzuar fermerët për refuzim të pjesshëm të zgjidhjeve, pavarësisht paketës së ndihmës prej 150 milionë eurosh.

Sondazhet tregojnë se qeveria ka humbur mbështetje, veçanërisht në zonat rurale, ku 81% e qytetarëve mbështesin kërkesat e fermerëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit