Komuniteti i futbollit dhe medias shqiptare i dha sot lamtumirën e fundit profesor Ismet Bellovës, një nga zërat e njohur të komentimit sportiv në Shqipëri.
Homazhet në ambientet e RTSH-së, me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, familjarëve, miqve dhe kolegëve.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, vlerësoi kontributin e profesor Bellovës në sportin shqiptar dhe rolin e tij të pazëvendësueshëm në raportin e komentimit sportiv.
“Sot i japim lamtumirën e fundit profesor Ismet Bellovës, një gazetar dhe komentator i shquar i mikrofonit shqiptar.









