-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Malltezi: Akuzat ndaj meje janë qesharake dhe të pabazuara

Kryesoret

Pas përfundimit të seancës gjyqësore në GJKKO për çështjen e njohur si dosja “Partizani”, Jamarbër Malltezi ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ai ka komentuar akuzat ndaj tij, duke i cilësuar disa prej tyre si të pabazuara dhe duke ngritur kritika ndaj mënyrës se si është ndërtuar dosja nga prokuroria.

“Qesharake, mund të themi komike. Para disa muajsh, para një viti, gazetari Shkullaku pati përmendur një nga këto, e tha me humor në fakt, që tha, shiko, këta mund t’i quajnë Berishës për konflikt i interesit faktin që ka miratuar në vitet ’90 një ligj me anë të të cilit të gjithë u bënë pronarë të apartamenteve të kohës së komunizmit. Ai e tha me të qeshur. Do t’i që e kishin futur këtu prokurorët, kemi qeshur me të madhe. Prokurorët në mënyrë që të përpiqeshin, të kishin mundësi se ku të kapeshin, thonin që zoti Malltezi, mbas vitit ’92 kur u bë Berisha president, filloi të merrte të drejta pronësore. Pra u bë pronar i apartamentit. Siç u bënë dhe 1 milion shqiptarë të tjerë. Po ne këtë e dinim për humor të Shkullakut. Në fakt, nënshtrimi politik i prokurores të promovuar nga Taulant Balla shkon deri në përdorimin e groteskut në dokumentet zyrtare. Ka shumë elementë të cilët janë qesharakë, në kuptimin që prokuroria shkruan në akuzë, për shembull, nuk merret vesh pse ka ardhur ky ndryshim ligjor. A thua se duhet t’i merrnin leje prokurores të emëruar nga Taulant Balla, në rast se duhej bërë një ndryshim ligjor apo jo. Nuk ka mbaruar ende, ka pasur vetëm një pjesë, pra gjysmën. Ka kaq shumë elementë të paqenë, elementë të rremë, kanë mbërritur prokurorët që mashtrojnë dhe kanë gënjyer deri në VKM. Domethënë, kurrë nuk e kisha imagjinuar që një prokuror do gënjente. Po kur arrin gënjen deri tek përmbajtja e VKM-së, këtu mund të shikohet se sa të nënshtruar politikisht janë. Kam mbajtur vetëm pjesën e parë, pjesën kryesore, nuk ka mbërritur ende avokatja tek kërkesat. Më pas do do vijojë në datë 12 janar. Besoj do mbarojnë avokatët e zotit Berisha, pastaj do fillojnë avokatët tanë dhe kërkesat për prova. Kemi me qindra prova, por natyrisht, një nga kërkesat kryesore e para fare, është që të jetë Edi Rama. Ka tetë firma në këtë proces, tre herë ka ndryshuar destinacionin, ka 20 zona sportive të Tiranës që i ka kthyer në zona banimi dhe prokurorët nuk kanë guxuar ta pyesnin. Zotin Rama e ftojmë të bëhet gati se do pyetet edhe për arkitektin se kush e ka caktuar. Ju faleminderit. Faleminderit.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit