Federata Shqiptare e Futbollit po përgatitet për ndërtimin e një hoteli modern me 5 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, i cili do të shërbejë për akomodimin e ekipeve kombëtare gjatë grumbullimeve.
Hoteli do të ketë 87 dhoma dhe mund të akomodoje deri në katër ekipe njëkohësisht. Përveç dhomave, hoteli do të ofrojë restorante, salla konferencash, parkim dhe facilitete si pishina dhe palestra.
Punimet do të fillojnë pas miratimit të lejes së ndërtimit, e cila është aktualisht në shqyrtim.
Ky investim tregon përkushtimin e Federatës për përmirësimin e kushteve për ekipet kombëtare dhe për zhvillimin e kompleksit “Shtëpia e Futbollit”, duke e afruar atë me standardet e avancuara të infrastrukturës futbollistike ndërkombëtare.









