Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shpallur planet për ndërtimin e një aeroplanmbajtëseje të re që do të zëvendësojë “Charles de Gaulle” dhe do të forcojë mbrojtjen detare të Francës.
Projektimi i aeroplanmbajtëses, me vlerë 12 miliardë dollarë, pritet të përfundojë deri në vitin 2038, dhe puna për ndërtimin e saj ka nisur vitin e kaluar.
“Ky projekt do të kontribuoni në forcimin e industrisë franceze, veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme”, tha Macron, duke shtuar se anija do të përmirësojë mbrojtjen detare të vendit dhe do të mbajë Francën në pozita të forta strategjike.









