Në prag të Krishtlindjeve, autoritetet doganore kanë raportuar një rritje të ndjeshme të numrit të udhëtarëve në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.
Shumica e udhëtarëve janë shtetas shqiptarë që po kthehen në atdhe për të festuar me familjet e tyre gjatë festave të fundvitit.
Për të menaxhuar këtë fluks, janë hapur disa sportele shtesë.
Aktualisht, janë në funksion tre sportele për hyrje dhe dy për dalje, si dhe dy sportele të dedikuara për autobusët. Po ashtu, është aktivizuar një procedurë e përshpejtuar për mjetet me targa greke, për të lehtësuar kalimin.









