Kengo Art Park është një projekt inovativ që po zhvillohet në Petrelë, një hapësirë prej 32 mijë metrash katrorë, e dedikuar për art, kulturë dhe aktivitete kreative.
I projektuar nga arkitekti i njohur japonez Kengo Kuma, parku ka për qëllim të ofrojë një ambient të veçantë për artistët, artdashësit dhe turistët, duke përfshirë pavione ekspozimi, workshope, dhe hapësira për evente kulturore.
Jemi në kantierin e Kengo Art Park, parkut të artit Kengo që emrin e ka marrë nga arkitekti i famshëm Kengo Kumo, i cili është ai që e ka projektuar këtë projekt. Projekti shtrihet në dy zona, zona e parë është kjo, këtu zonat në dy zona matanë. Ka mbaruar pjesa e përforcimit, që është bërë komplet nga e para. Këto kanë qenë godina të rrënuara dhe kanë filluar pjesët e rifiniturave të brendshme dhe pjesa e suvatimeve të brendshme, që do të jetë me suva akustike dhe kundër lagështirës, por që janë të veçanta për këto lloj funksionesh. Ky si projekt është në vazhdën e projekteve që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për transformimin e aseteve publike, të cilat kanë degraduar, duke i kthyer këto në qendra zhvillimi, duke i kthyer në si nga pikëpamja arkitekturore dhe urbanistike, po ashtu edhe nga pikëpamja funksionale. shpjegoi Agolli.









