Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në lagjen nr. 2 të Kavajës, ku Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera, është plagosur me thikë.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes. Hetuesit janë duke marrë dëshmitë e personit të lënduar për të sqaruar motivet e mundshme të incidentit.
Aktualisht, autorët e mundshëm të ngjarjes nuk janë identifikuar ende, dhe hetimet vazhdojnë.









