Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur Listën Serbe me 30,000 euro për shkelje të rregullave të fushatës zgjedhore në kuadër të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankesës së subjektit politik, i cili denoncoi vendosjen e materialeve promovuese në hapësira publike në Leposaviq, duke shkelur kështu Kodin e Mirësjelljes.
Përveç gjobës, PZAP ka urdhëruar që Lista Serbe të heqë menjëherë posterat dhe materialet e tjera zgjedhore që lidhen me shkeljen.
Ky vendim është një tjetër ndëshkim për këtë subjekt, pasi më herët ishte gjobitur me 20,000 euro për shkelje të ngjashme. Paneli Zgjedhor ka rikujtuar se respektimi i rregullave është thelbësor për një proces zgjedhor të ndershëm dhe transparent.









