Aktori amerikan Pat Finn ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles të hënën, sipas raportimeve nga mediat amerikane.
Finn e filloi karrierën e tij si komedian dhe fitoi popullaritet me rolin në serialin “The George Wendt Show”. Ai ka pasur role të spikatura gjithashtu në serialet e njohura si “Murphy Brown” dhe “3rd Rock from the Sun”. Ndër rolet e tij më të njohura ishte ai si Bill Norwood në “The Middle”, si dhe Joe Mayo në “Seinfeld”. Në “Friends”, ai luajti Dr. Roger, të dashurin e Monicës, në dy episodet “The One That Could Have Been”.
Gjithashtu, Finn shfaqej në disa filma si “Dude, Where’s My Car” dhe “It’s Complicated”. Ai ka qenë gjithashtu profesor i asociuar në Universitetin e Kolorados dhe në Universitetin Marquette, ku kishte studiuar.
Pat Finn lë pas gruan e tij, Donna, dhe tre fëmijët.









