Prej disa javësh, segmenti rrugor i Tunelit të Kalimashit, në Kukës, vazhdon të jetë i mbuluar nga mjegulla e dendur dhe lagështia, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.
Pavarësisht kushteve të pandryshuara atmosferike, deri tani nuk janë raportuar incidente të rëndësishme.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këtë segment të Rrugës së Kombit, duke rekomanduar përdorimin e dritave të mjegullës dhe respektimin e kufizimeve të shpejtësisë.
Mjegulla pritet të mbetet e pranishme, dhe përveç kësaj, reshjet e borës pritet të intensifikohen në ditët në vijim.
/5pyetjet.al









