Një banesë dykatëshe në fshatin Sanxhak, në Kurbin, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës.
Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, por dëmet materiale në banesë janë të konsiderueshme.
Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe arritën të shuanin flakët, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në banesa të tjera.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e incidentit.









