Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se do të takohet me Donald Trump të dielën më 27 dhjetor në Florida, në resortin Mar-a-Lago.
Në fokus të takimit do të jenë çështjet territoriale dhe garancitë e sigurisë, me qëllim që të finalizohen sa më shumë marrëveshje para Vitit të Ri.
Ditën e sotme, Zelensky shkroi se ekziston një marrëveshje për një takim mes dy liderëve në një të ardhme të afërt. “Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”, kishte theksuar ai.
“Rustem Umerov më informoi për kontaktet e tij të fundit me palën amerikane. Nuk po humbasim asnjë ditë. U dakorduam për një takim në nivelin më të lartë – me Presidentin Trump në të ardhmen e afërt. Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri. Lavdi Ukrainës!”, shkroi Zelensky.









