-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji në Shkodër, PD: Demokratë mos shkoni, e organizon Benet Beci!

Kryesoret

Pasditen e sotme ish-deputeti Ervin Salianji ka njoftuar një takim me strukturat, foltorja e radhës në Shkodër. Por kupola e PD-së po bën gjithçka për ta dështuar.

Zyrtarët e Partisë Demokratike e akuzojnë Salianjin se takimin e sotëm në Shkodër ia organizon Benet Beci. Në një mesazh dërguar demokratëve të PD në Shkodër, u thuhet se ky është takim me një axhendë tërësisht private.

“Sot, duke spekuluar në emër të PD-së, po tentohet të organizohet një takim me një axhendë tërësisht private, pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Ky takim organizohet nga Benet Beci dhe falanga e tij dhe, për më keq, me mbështetjen edhe të elementëve kriminalë.

Dega e PD Shkodër ju bën thirrje ju, si anëtar i degës, të distancoheni, pasi ky takim i shkon për shtat axhendës së Edi Ramës”, thuhet në mesazhin e dërguar demokratëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit