Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku akuzon se Ministria e Financave nuk ka kthyer përgjigje për përfituesit e Amnistisë Fiskale, që kaloi pak javë më parë në Kuvend mes shumë debateve.
“Fundi i vitit po vjen dhe Ministria e Financave ende nuk ka kthyer përgjigje për përfituesit e Amnistisë Fiskale.
Kjo, pavarësisht se ministri i Financave e premtoi publikisht në Kuvend.
Sot na thuhet se detyrimet e kompanive janë sekret.
Por kjo nuk është e vërtetë.
Më 4 prill 2024, Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi Tatimet dhe i detyroi të bëjnë publike detyrimet tatimore të një kompanie, duke vendosur qartë se interesi publik prevalon mbi justifikimet administrative.
Ky është një precedent i qartë dhe pa ekuivok.
Sekreti tatimor nuk mund të përdoret për të fshehur të vërtetën.
Shqiptarët kanë të drejtë të dinë kush përfiton nga Amnistia Fiskale.
Sidomos sot, kur kemi parë se si politika shtetërore është drejtuar në hije, larg institucioneve, nga zyra private dhe interesa të errëta.
Transparenca nuk është zgjedhje.
Është detyrim” shkruan ajo.









