Festat e fundvitit kanë sjellë një fluks të madh të lëvizjeve të automjeteve në rrugët e Qarkut të Lezhës.
Mbrëmjen e së shtunës, ka pasur trafik të rënduar në superstradën Lezhë-Milot, me disa segmente ku qarkullimi ka qenë pothuajse i paralizuar.
Pavarësisht masave të marra, trafiku ka qenë i pashmangshëm kryesisht në aksin Milot-Lezhë.









