Brigitte Bardot, një nga figurat më të njohura të kulturës pop dhe një simbol i sensualitetit në vitet 1950-1960, ka ndërruar jetë sot në moshën 91-vjeçare.
Ajo u bë e famshme përmes rolit të saj të paharrueshëm në filmin And God Created Woman (1956).
Bardot arriti sukses në kinemanë franceze dhe ndërkombëtare, por në fillim të viteve 1970 u tërhoq nga aktrimi për t’u përkushtuar mbrojtjes së të drejtave të kafshëve, duke themeluar një fondacion me emrin e saj.
Pas largimit nga kinemaja, ajo u bë një figurë kontraversiale, duke shprehur qëndrime të forta politike që shpesh shkaktonin debate.









