Në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit, ka pasur një përleshje verbale mes disa qytetarëve, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me asistencën në procesin e votimit.
Sipas burimeve të Telegraf, babë e bir janë paraqitur për të votuar, por komisionerët e vendvotimit nuk e lejuan djalin të asistonte babanë e tij, pasi nuk kishte paraqitur një raport mjekësor që të mundësonte asistencën.
Edhe pse situata ka shkaktuar tension, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka deklaruar për Telegraf se ende nuk është raportuar asnjë rast zyrtar në polici lidhur me këtë ngjarje.









