-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Çejku: Osmani i dha gjysmën e fitores Kurtit, LDK duhet të rithemelohet

Kryesoret

Arben Çejku, ish-ambasador dhe drejtor i qendrës ACGG deklaroi sonte në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv se gjysmën e fitores, Albin Kurtit ia dhuroi Vjosa Osmani. Për LDK-në tha se duhet të rithemelohet.

Fituesja historike është Vetëvendosja, humbësja historike është LDK. Humbësja e madhe është LDK. LDK ka 5 deputetë më shumë se Lista Serbe po ta mendosh. Partia e Ibrahim Rugovës. Unë isha në Prishtinë në 2006 kur ndodhi përplasja e parë brenda LDK-së dhe isha brenda në sallë.

Tentova të dal nga salla, u përplasa me një xham të madh aty, mezi kemi dalë nga salla. Berisha në atë kohë më angazhoi në një proces pajtimi mes Nexhat Dacit dhe Fatmir Sejdiut, bëmë nga një javë negociata dhe i paralajmëruam se ishte një rrugë që do i kushtonte LDK-së. Nuk ia dolëm ti bashkonim dhe që në atë kohë ajo parti ‘mori në thua’ nuk arriti të ringrihet më dhe sot LDK-ja ndoshta është në nevojat e një rithemelimi.

Të gjithë faktorët të bëhen bashkë për ta rikonceptuar në të kundërt do të shpërndahen në parti të tjera. Vjosa Osmani është e vetmja zgjidhje dhe shpresë për LDK-në. Gjysma e fitores së Albin Kurtit është e Osmanit, pasi nëse Kurti luftoi në frontin brenda, Osmani i solli shumë dhurata Kurtit në fund; thyerje akulli me SHBA, disa njohje, solli rikthimin e marrëdhënieve me BE-në me heqjen e sanksioneve dhe i krijoi edhe një klimë të re të marrëdhënieve me Shqipërinë. Raportet Albin-Vjosa mendoj se sot mbaruan” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit