Gazetari dhe analisti Ben Andoni u shpreh sonte në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv se Albin Kurti është një populist dhe se LDK-ja u shkërmoq. Drejt asaj rruge tha se është edhe PDK-ja.
“Bedri Hamza hoqi vijat e kuqe dhe afrimi i PDK-së me Vetëvendosjen është si mundësi për Hamzën që të konfirmohet. PDK-së me Hamzën i duhet një imazh i ri. Zoti Kurti duke ditur peshën historike të momentit, do të ketë zhvillime Ballkani në vijim, nuk do të jetë kaq i qetë.
Kurti ka filluar të mendojë për lëvizjet, që të afrojë PDK-në që ta miklojë PDK-në dhe ky është sensi që ky personazh di të kalkulojë shumë mirë elektoratin dhe trendin e jashtëm të emigracionit. Kurti di më mirë situatën e brendshme të vendit. Snobimi që i ka bërë prokurorisë për korrupsionin.
Kurti ka marrë një dhuratë të madhe nga BE. Kosova nuk i meritonte masat shtrënguese, pasi nuk janë marrë në mënyrë unanime, janë bërë me propozime të Lajcakut dhe tani kthimi që i është bërë është edhe një lloj miklimi që ka në raport me Amerikën. Mua më ka çuditur Abdixhiku me premtimet, ai dhe Hamza duhet të jepnin koncepte dhe jo premtime. Aritmetika zgjedhore që ka bërë ka qenë e jashtëzakonshme” tha ai.









