Politologu Nexhmedin Spahiu i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv u shpreh se Albin Kurti arriti të fitonte zgjedhjet falë gafave të opozitës, që sipas tij ishin të shumta.
“Ka një varg faktorësh për kundër faktit që elektorati i Vetëvendosjes ka rënë prej datës 9 Shkurt dhe deri tani, por në kohët e fundit filloi ngritja dhe kjo ka disa arsye, e para; budallallëqet e opozitës. Vetëm një është meritë e Albin Kurtit, e para; axhenda e opozitës ka qenë se Kurti na prishi me miqtë amerikanë.
Por SHBA në ligjin që miratoi Kongresi futi Kosovën në mënyrë ekskluzive dhe e bëri të qartë se nuk ka lëvizje të kufijve dhe betonoi atë që dialogu duhet të përëfundojë me njohje nga Serbia. Edhe për BE-në, u tha se në morëm masa. Para zgjedhjeve në Kosovë shpërthen skandalet në Tiranë duke lënë të kuptohet se Rama nuk është modeli.
Para zgjedhjeve kemi edhe njohjet e Kosovës. Një gabim trashanik i opozitës ishte që nuk votoi qeverinë pakicë dhe ta rrëzonte atë qeveri kur të donte. Ajo nuk e bëri edhe pse unë mendoj se Kurti bëri hazar kur propozoi që Konjufca të jetë Kryeministër por fati i tij që opozita nuk e pranoi. Dhe zgjedhjet ndodhën kur erdhën 500 mijë veta nga mërgata, kur i lëverdiste më shumë Kurtit” tha ai.









