Një numër automjetesh kanë mbetur të bllokuara që nga orët e mëngjesit në Qafë Thore të Thethit, në qarkun Shkodër, për shkak të reshjeve të dëborës.
Drejtuesit e mjeteve raportojnë se mjetet borëpastruese mungojnë prej mesditës dhe rruga nuk po pastrohet.
Sipas tyre, u është kërkuar pagesë për ndërhyrje, madje një person me fuoristradë ka ofruar kalimin e rrugës kundrejt 200 mijë lekëve të vjetra, ndërsa shoferët vijojnë të mbeten të bllokuar në kushte të vështira.









