Një trafik i dendur me radhë kilometrike është regjistruar në aksin Prrenjas–Elbasan, në zonën e Librazhdit, ditën e sotme, 2 janar.
Shkak kryesor janë kantieret e ndërtimit përgjatë Korridorit VIII, që kanë ngushtuar korsitë e qarkullimit.
Fluksi i shtuar i automjeteve pas festave ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme dhe paralizim të qarkullimit.
Autoritetet e trafikut rekomandojnë kujdes dhe respektim të sinjalistikës në këtë segment rrugor.









