Klubi i Pogradecit vijon të lëvizë aktivisht në merkaton e dimrit, me synimin për të forcuar skuadrën në garën për ngjitjen në Superiore.
Sipas informacioneve, liqenorët kanë arritur një marrëveshje me futbollistin Denis Pjeshka, i cili pritet të bashkohet me ekipin në ditët në vijim.
30-vjeçari, që aktivizohet si qendërmbrojtës ose mesfushor mbrojtës, nuk ka qenë pjesë e planeve të Flamurtarit këtë sezon.
Ndërkohë, në të kaluarën ai ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës vlonjate, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Afrimi i Pjeshkës pritet të forcojë ndjeshëm repartin defensiv dhe mesfushën e Pogradecit.









