Pas një periudhe tejet problematike që nisi që në mëngjes dhe zgjati deri pas orës 23:00, qarkullimi në rrugën kombëtare Elbasan–Librazhd–Prrenjas është normalizuar.
Gjatë ditës, ngricat e mëdha dhe reshjet e dëborës shkaktuan kaos, duke bllokuar mijëra automjete dhe pasagjerë, të cilët kaluan orë të tëra në kushte të vështira atmosferike.
Situata u bë më e rëndë në segmentet e njohura për ngricat, si “Kthesat e Murrashit” dhe “Kthesat e Pishkashit”.
Mungesa e reagimit të shpejtë dhe vonesa në ndërhyrjen për pastrimin e rrugëve bënë që qarkullimi të ishte pothuajse i paralizuar.
Përgjegjësit për mirëmbajtjen e këtyre segmenteve nuk ishin të gatshëm dhe nuk ndërhynë në kohë, duke çuar në bllokim të masës.
Pas ndërhyrjeve të vonuara dhe përmirësimit të kushteve atmosferike, qarkullimi nisi të normalizohej. Kjo situatë ka ngritur shqetësime të forta për menaxhimin e rrugëve dhe kërkesa për përmirësimin e planifikimit të masave parandaluese.









