Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një lajm të rëndësishëm për turizmin kulturor në Shqipëri, duke njoftuar se Muzeu Kombëtar i Ikonografisë “Onufri” në Berat ka arritur shifrën rekord prej mbi 100 mijë vizitorësh për të dytin vit radhazi.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar këtë si një arritje të jashtëzakonshme për trashëgiminë kulturore të vendit dhe një sukses për zhvillimin e turizmit.
Ai theksoi se Berati po shndërrohet vit pas viti në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj, ndërsa Muzeu “Onufri” vazhdon të jetë një pikë tërheqëse falë koleksionit të tij të pasur ikonografik dhe historik.









