Qarkullimi në aksin Përrenjas–Librazhd–Elbasan–Tuneli i Krrabës–Tiranë vijon të jetë tejet i mbingarkuar, duke sjellë kaos dhe vonesa të shumta për mijëra drejtues mjetesh. Situata problematike po përsëritet edhe këtë fundjavë.
Pavarësisht pranisë së shtuar të forcave të Policisë Rrugore, disiplinimi i qarkullimit mbetet i vështirë për shkak të numrit të madh të automjeteve dhe kushteve të amortizuara të infrastrukturës në disa segmente ku janë kryer punime për zgjerimin e saj.









