Gjykata e Distriktit Federal të Manhatanit tha në një deklaratë se Nicolás Maduro do të dalë të hënën para gjykatës në mesditë, përpara gjykatësit Alvin K. Hellerstein. Bashkëshortja e tij, Cilia Flores, do të jetë gjithashtu përkrah tij.
Nicolas Maduro është dërguar në një burg federal në Brooklyn, pasi më herët ishte transportuar me helikopter në Manhattan.
Sipas medias amerikane, masat e sigurisë gjatë operacionit kanë qenë të larta, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi procedurat ligjore që do të pasojnë.
Operacioni sekret për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i quajtur “Maduro Out”, ka nisur që në verën e kaluar, kur Donald Trump autorizoi CIA-n të kryente “aksione të fshehta” në territorin venezuelian.









