Nicolas Maduro u transferua në gjykatën e Manhattanit nën masa të rrepta sigurie nga qendra e paraburgimit ku ndodhej në Brooklyn.
Mediat amerikane dhe të tjera ndërkombëtare transmetuan drejtpërdrejt transferimin e udhëheqësit të rrëzuar të Venezuelës.
Ai pritet të bëjë paraqitjen e tij të parë në gjykatën federale të Manhattanit këtë pasdite, në orën 18:00 të mbrëmjes me oren shqiptare.
Burri dikur i fuqishëm i vendit latino-amerikan u transportua me një automjet të blinduar special.
Një helikopter u përdor për procesin e transportimit të sigurt të tij në gjykatë, së bashku me gruan e tij, ndërsa burra të armatosur rëndë shoqëruan Maduron nën masa drakoniane sigurie.









