Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në qytetin e Sarandës, ku një grua 85-vjeçare ka ndërruar jetë pas rënies nga ballkoni i një pallati në lagjen nr.3.
Viktima, e identifikuar si Selfije Demani, ishte transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, por pas lëndimeve të shumta dhe dëmtimeve të rënda, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas informacioneve, gruaja kishte probleme me shikimin dhe lëvizte me paterica, ndërkohë që dyshohet për probleme mendore.
Policia po kryen hetime për të zbardhur shkakun e ngjarjes, duke shqyrtuar mundësitë e vetëvrasjes ose të një aksidenti.









