I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, juristi Kreshnik Spahiu komentoi zhvillimet e fundit lidhur me arrestimin e Nicolas Maduros, duke sqaruar natyrën e akuzave dhe mënyrën se si është realizuar operacioni.
“Maduro sot ka një sërë akuzash të tjera, duke u akuzuar për trafik armësh, trafik droge dhe pastrim parash. Në arrestimin e Maduros nuk ka pasur bashkëpunim. Nëse dje u tha se vendi do të qeverisej deri në zgjedhje të reja, sot u bë e qartë se nuk bëhet fjalë për një operacion ushtarak, por për një operacion policor.”









