Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke lidhur situatën katastrofike të përmbytjeve në Durrës dhe mungesat e ujit në Vlorë me keqqeverisjen dhe korrupsionin.
Reagimi i plotë:
Durrësi sot është nën ujë, Vlora sot është pa ujë. Ndërsa Belinda Balluku mban me thonjtë e pisët të Edi Ramës imunitetin politik, infrastruktura ka humbur çdo imunitet dhe po shkërmoqet kudo.
Jo për shkak të fatkeqësive natyrore, por si pasojë e korrupsionit të pafre.
Dy perlat e turizmit shqiptar janë kthyer në simbole tragjike të babëzisë dhe mjerimit që prodhon keqqeverisja.
Durrësi nuk do përmbytej nëse Edi Rama do kujdesej njëlloj siç ia del që asnjë gram drogë të mos kapet prej vitesh në Portin e qytetit.
Vlora nuk do thahej për ujë nëse Edi Rama do kujdesej njëlloj siç grabit pronat e shqiptarëve buzë detit me “investitorët strategjikë”
Çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është një tragjedi, jo vetëm për financat publike, por për jetën dhe dinjitetin e qindra mijëra qytetarëve që po paguajnë padrejtësisht çmimin e lartë të korrupsionit dhe inkriminimit të një Qeverie të bërë tapë nga droga.
Ka vetëm një zgjidhje, të bashkohemi për të shporrur Ramaduron.









