-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është mjeku që u arrestua në Tiranë, rrahu infermieren

Kryesoret

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë arrestuar mjekun Julian Habibaj 53 vjeç, me profesion mjek gjinekolog pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kryeinfermieres së këtij institucioni shëndetësor. Syri.net ka publikuar foton e mjekut që është arrestuar.

Sipas kallëzimit të bërë nga 60-vjeçarja, kryeinfermiere e maternitetit, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, për shkak të një kundërshtimi lidhur me protokollin mjekësor që duhej ndjekur për një paciente të shtruar. Pas një përplasje verbale, dyshohet se mjeku e ka kapur për fyti kryeinfermieren, duke e goditur atë gjatë ushtrimit të detyrës.

Policia ndërhyri menjëherë pas denoncimit, duke bërë arrestimin e mjekut. Burime bëjnë me dije se mjeku njihej si problematik në institucion, pasi ndaj tij ishin marrë më parë 11 masa disiplinore, shkruan Syri.net.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit