-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump flet për operacionin në Venezuela: Ishte fantastike, i befasuam të gjithë

Kryesoret

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka folur për aksionin e forcave amerikane në Venezuela, duke e cilësuar si një veprim të suksesshëm dhe taktike të shkëlqyer.

Gjatë një interviste, Trump përshkroi situatën gjatë operacionit për kapjen e presidentit Nicolas Maduro, duke theksuar se operacioni u zhvillua në një moment kritik, ku energjia elektrike ishte ndërprerë për shumicën e vendit, duke i lënë banorët në errësirë.

“E vetmja dritë ishin ato që vinin nga qirinjtë,” tha Trump, duke shtuar se kjo përkeqësim i situatës pati një ndikim të madh për planin e operacionit.

Ai e cilësoi aksionin ushtarak si “taktikisht fantastik” dhe e konsideroi një sukses të jashtëzakonshëm.

Sipas Trump, viktimat e vetëm që u regjistruan gjatë aksionit ishin shtetas kubanezë, të cilët, sipas tij, e dinin për ardhjen e forcave amerikane dhe u përpoqën të pengonin operacionin.

“Për shumicën, nuk kishte energji elektrike dhe ata e kuptuan menjëherë se diçka ishte duke ndodhur,” tha Trump, duke nënvizuar se ky veprim i befasoi ata, por gjithçka kaloi siç ishte planifikuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit