Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka bërë të ditur se forcat e Bazës së Mbështetjes për Emergjencat Civile janë aktivizuar në Durrës për të përballuar situatën e përmbytjeve.
Sipas tij, janë angazhuar 23 forca dhe 8 mjete, ndërsa 7 motopompa, përfshirë 4 me kapacitet të lartë, po punojnë në zonat e Shkozetit, autostradën Durrës–Tiranë dhe rrugën e Burgut për menaxhimin e ujërave të përmbytura.









