Një ngjarje ka ndodhur në një market në Yzberisht, ku një person ka marrë me kërcënim paratë e kasës.
Shuma e marrë mund të jetë rreth 10 mijë lekë të reja, ndërsa po verifikohet saktësisht.
Autori, pasi kërcënoi punonjësen me thikë, është larguar në zonë, ndërsa policia po vijon hetimet për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.









