Për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi ndërprerjen e mësimit në 54 shkolla të vendit, përfshirë disa zona të Durrësit, Fierit dhe Vlorës.
Po ashtu, është pezulluar edhe mësimi në Universitetin e Durrësit. Kryeministri Rama foli për sfidat e përmbytjeve dhe investimet që kanë parandaluar përhapjen e dëmeve.
“Për shkak të pranisë së vazhdueshme në investimet e bëra në atë zonë, kam parë dhe konstatuar se qoftë në investimin e rindërtimit dhe akademisë së Manchester City qoftë në disa investime të tjera publike, është dashur një ngritje e koutës me shtresa të qëndrueshme inetrtesh deri në 2 m në raste të caktuara. Në atë territor kemi një problematikë tejet komplekse për shkak të ndërtimeve nën kuotë të zonave informale që e bëjnë praktikisht dhe objektivisht të pamundur që të shmanget edhe akumulimi i ujit duke u krijuar rezervuare në pikat e banuara.”









