Georgia Meloni, gjatë konferencës së saj për shtyp, tha se “ka ardhur koha për të folur me Putinin”. Kryeministrja italiane theksoi se pajtohet me mendimin e shprehur më parë nga Emmanuel Macron, megjithatë, duke vlerësuar se “nëse e rihapim dialogun në mënyrë të pjesshme, do t’i bëjmë një nder Putinit dhe kjo është gjëja e fundit që dua”.
Macron tha së fundmi se Evropa duhet të angazhohet në dialog me Moskën, ndërsa përpjekjet vazhdojnë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Mendoj se Macron ka të drejtë për këtë. Besoj se ka ardhur koha që Evropa të flasë edhe me Rusinë. Sepse nëse Evropa vendos të marrë pjesë në këtë fazë të negociatave duke folur vetëm me njërën nga të dyja palët, kam frikë se në fund të fundit kontributi pozitiv që mund të japë do të jetë i kufizuar”, komentoi Meloni.
“Nëse do të bënim gabimin duke vendosur, nga njëra anë, të rivendosnim dialogun me Rusinë dhe, nga ana tjetër, të vazhdonim në një mënyrë të çorganizuar, do t’i bënim një nder Putinit. E kishim këtë problem që nga fillimi. Shumë zëra, shumë forma”, shtoi ai.









