-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytjet përfshijnë Durrësin dhe zonat përreth, evakuohen 600 banorë

Kryesoret

Si pasojë e reshjeve të dendura dhe daljes nga shtrati të lumenjve, kryesisht Erzenit, situata në Qarkun Durrës ka mbetur kritike.

Strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë situatën, ndërkohë që janë evakuuar mijëra banorë dhe shpërndahen ndihma emergjente.

Situata mbetet e rënduar edhe në Bashkitë Krujë dhe Shijak, ku janë raportuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme.

Bashkia Durrës

Në territorin e Bashkisë Durrës situata paraqitet e rënduar, veçanërisht pas daljes së lumit Erzen nga shtrati dhe rritjes së nivelit të Kanalit të Tonës. Janë raportuar dëmtime të argjinaturës së Erzenit në rreth 500 metra linearë, në Katund të Ri dhe Sukth.

Në terren janë angazhuar 448 forca operacionale nga Bashkia, ndërmarrjet në varësi, UKD, Policia Bashkiake, Policia e Shtetit, OSHEE, mjekë të familjes, Rezervat e Shtetit dhe Forcat e Armatosura, të cilat kanë vënë në dispozicion mjete të rënda, gomone, pompa dhe personel.

Deri më tani janë evakuuar gjithsej 667 banorë. Në Njësinë Administrative Sukth janë evakuuar 336 persona, ndërsa në Katund të Ri 53 persona. Të tjerë qytetarë janë akomoduar në Kavalishencë, Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme dhe Kompleksin “FAFA”.

Janë siguruar 700 pako ushqimore nga Drejtoria e Rezervave Shtetërore, të shpërndara në zonat e prekura, ndërsa organizata humanitare si “Qatar Save the Children” dhe “Fundjava Ndryshe” kanë shprehur gatishmëri për të ofruar ndihma shtesë.

Deri në orën 20:00 janë verifikuar 2645 banesa dhe janë mbajtur 699 akte konstatimi, ndërsa procesi i verifikimit vijon. Në Katund të Ri dhe Sukth janë përmbytur rreth 6000 hektarë tokë bujqësore, ndërsa në Rrashbull rreth 400 hektarë. Janë raportuar gjithashtu rrëshqitje dherash dhe zona të tëra ende të pakalueshme.

Bashkia Krujë

Në Bashkinë Krujë situata paraqitet problematike kryesisht në akset rrugore. Në Njësinë Administrative Thumanë janë evakuuar 7 familje për shkak të prezencës së ujit në banesa. Lumenjtë Gjole dhe Zezë kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar dëmtime në argjinatura dhe përmbytje të rreth 600 hektarëve tokë bujqësore. Janë dëmtuar 50 banesa dhe janë evakuuar 30 persona.

Bashkia Shijak

Në Bashkinë Shijak situata mbetet problematike në zonat Xhafzotaj, Maminas, Gjepalaj dhe Fllakë. Janë përmbytur 75 banesa dhe rreth 180 hektarë tokë bujqësore, ndërsa disa akse rurale janë të bllokuara. Janë raportuar edhe dëmtime të argjinaturave në rreth 400 metra linearë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit