Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se “mund të jetë një zgjedhje” për Uashingtonin nëse do të duhej të zgjidhte midis kontrollit të Groenlandës dhe ruajtjes së aleancës së NATO-s, mes një përpjekjeje të ripërtërirë për të përvetësuar ishullin në Rrethin Arktik. Trump la të kuptohej gjithashtu se aleanca do të ishte pa forcë pa SHBA-në.
“Mendoj se gjithmonë do të shkojmë mirë me Evropën, por dua që ato të ndryshojnë. Nëse shikoni NATO-n, Rusia mund t’ju them se nuk është aspak e shqetësuar për asnjë vend tjetër përveç nesh”, tha ai.
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha këtë javë se një përpjekje ushtarake për të pushtuar Groenlandën do të shënonte fundin e NATO-s.
“Grenlanda u përket popullit të saj. Është detyrë e Danimarkës dhe Grenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Grenlandën”, thanë udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Danimarkës në një deklaratë të përbashkët këtë javë.









