Vërshimet e ujërave dhe aluvioneve kanë bllokuar një pjesë të aksit Pogradec–Qafë Thanë, pranë zonës së Gurit të Kuq, pas reshjeve të fundit të shiut.
Uji ka dalë nga shtrati i përroit, duke mbuluar rrugën dhe vështirësuar qarkullimin. Aktualisht, trafiku po kryhet vetëm në një korsi, dhe drejtuesit e mjeteve janë paralajmëruar të tregojnë kujdes të shtuar.
Autoritetet po punojnë për pastrimin e rrugës, ndërsa udhëtarët duhet të jenë të kujdesshëm gjatë kalimit në këtë segment.









