-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Denisa Vata denoncon shembjen e rrugës Derjan-Macukull: Asfalt për foto, jo për jetëgjatësi

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Denisa Vata, ka denoncuar shembjen e rrugës Derjan-Macukull, e cila ishte inauguruar në maj 2025, duke e cilësuar atë si një projekt të dështuar dhe të financuar jashtë çdo standarti.

Përmes një postimi në Facebook, Vata ka akuzuar institucionet shtetërore për dështimin në supervizim dhe për mashtrimin e qytetarëve me një investim që, sipas saj, nuk garanton funksionalitet afatgjatë.

Postimi i plotë:

Rruga Derjan-Macukull sot

Projekti është hartuar nga INFRAKONSULT sh.p.k, është financuar nga Qeveria Shqiptare përmes Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe është reklamuar nga Bashkia Mat si “premtim i mbajtur”.

Qytetarët e Derjanit dhe Macukullit nuk u trajtuan si komunitet që ka nevojë për infrastrukturë funksionale, por si statistikë zgjedhore. U desh një asfalt sa për foto, jo një rrugë që të rezistojë në kohë.

Projekti është jashtë çdo standardi, supervizimi ka dështuar dhe institucionet që e financuan dhe e promovuan kanë mashtruar publikisht.

Sot, pyetja është vetëm kjo:

Çfarë do t’u thoni tani qytetarëve?

Kush mban përgjegjësi ligjore për miratimin, pranimin dhe pagesën e një projekti rrugor që rezulton jashtë standardeve teknike dhe i shkatërruar brenda pak muajsh nga përfundimi i punimeve?

(dhe mbi ç’bazë ligjore është certifikuar si i rregullt dhe i përfunduar ky investim)

A përbën financimi, inaugurimi dhe promovimi publik i një vepre infrastrukturore që nuk garanton funksionalitet minimal dhe që dështon menjëherë pas dorëzimit, elemente të shkeljes së detyrimeve ligjore për përdorimin e fondeve publike dhe mashtrimit të interesit publik?

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit