Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në Vaun e Dejës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Shelqet, rreth orës 00:40. Tritoli iu vendos servisit të Aurel Filipit.
“Me datë 11.01.2026, rreth orës 00:40, shtetasi A. F., banues në fshatin Shelqet, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtur derën kryesore të subjektit të tij(servis).
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, dhe paraprakishtit dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë









