Të tjera detaje dalin në dritë nga arratisja e Altin Ndocit teksa ka qenë i shtruar në spitalin Infektiv, Durrës prej dy ditësh.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar se kush e ndihmoi të arratiset. Ai ka dalë nga spitali në këmbë i veshur me xhup të zi.
Pasi ka dalë nga spitali sipas burimeve mediatike dyshohet se është larguar drejt rrugës së Maternitetit ku është dhe parking i madh.
Po sipas mediave, kamera nga materniteti i Durrësit ka arritur të fokusojë momentin kur Altin Ndoci është larguar me një makinë AUDI A7 i bardhë që e priste tek parkingu. Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin e Durrësit.









