Antonio Conte do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme të Napolit pas ndëshkimit me karton të kuq gjatë ndeshjes me Interin.
Trajneri i kampionëve të Italisë u dënua me dy ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 15 mijë eurosh për shpërthimin e tij ndaj arbitrave pas një penalltie të akorduar për Interin.
Conte humbi qetësinë dhe iu hakërrye arbitrit të katërt, Colombo, duke i thënë “T’ju vijë turp”.
Si rezultat, ai do të mungojë në ndeshjet me Parmën dhe Sassuolon, por pritet të kthehet në pankinë për sfidën ndaj Juventusit më 25 janar.









