Detaje të reja janë zbuluar lidhur me arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, ku ai kishte shkuar për një vizitë mjekësore.
Ndoci nuk ishte i vetëm, por shoqërohej nga një tjetër i paraburgosur. Për shoqërimin e tyre ishin angazhuar pesë punonjës policie, ku tre prej tyre ishin të pranishëm për shoqërimin e drejtpërdrejtë, ndërsa dy të tjerë qëndronin në një furgon policie jashtë spitalit.
Në momentin e arratisjes, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe është shoqëruar nga dy punonjës të Policisë së Burgjeve.
Pas daljes nga tualeti, ai dyshohet të ketë goditur efektivët dhe është larguar me shpejtësi nga kati i tretë i pavijonit infektiv. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë lidhur me këtë ngjarje.









