Këtë të martë në ambientet e “Shtëpisë të Futbollit” në kryeqytet, u hodh shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Tetë skuadrat ishin të ndara në dy grupe, ndërsa sfidat që dolën pas hedhjes së goglave premtojnë emocione.
Çiftet çerekfinaliste:
Teuta – Egnatia
Tirana – Dinamo
Elbasani – Partizani
Bylis – Vllaznia
Faza çerekfinale e Kupës do jetë me takime vajtje-ardhje.
Takimet e para çerekfinale janë planifikuar të zhvillohen më 11 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 4 mars.









