Shkarkimet nga hidrocentrali i Fierzës janë ndërprerë pasi prurjet e ujit ranë në 450 metra kub për sekondë.
Porta 4 është mbyllur, duke bërë të panevojshme vazhdimin e shkarkimeve.
Aktualisht, niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 292.6 metra, afër kapacitetit maksimal prej 296 metra.
Ky vendim pritet të ndikojë edhe në uljen e shkarkimeve nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës në orët në vijim.









