-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq/ Baltë, shtëpi të përmbytura dhe prodhime të dëmtuara në Dimal

Kryesoret

Edhe pse uji po tërhiqet gradualisht nga banesave zonave të përmbytura në bashkinë Dimal, kudo shihet baltë, llucë, orendi shtëpiake të shkatërruara, prodhime bujqësore të dëmtuara etj.

Kjo është panorama që të ofrojnë sot fshatrat: Çiflik, Arrëz dhe lagja “Dafinat” në bashkinë Dimal.

Pas tërheqjes së ujit, ajo që ka mbetur brenda banesave është balta e lluca, të gjitha mobiliet e veshmbathjet të mykura si dhe çdo pajisje elektroshtëpiake e djegur.

Nën ujë ndodhen ende edhe shumë toka bujqësorë në territorin e bashkisë Dimal, toka që banorët si mbjellim dot më pa u tharë totalisht. Banorët shprehen se dëmet që u janë shkaktuar janë të mëdha dhe të parikuperueshme.
Arrëz

Ata deklarojnë së përmbyten çdo vit nga prurjet e lumit Osum por asnjëherë nuk kanë marrë dëmshpërblim nga shteti. Gjithashtu pohojnë se janë përmbytur tre herë brenda dy muajve dhe se uji u arriti mbi dy metër brenda banesave. Ata kërkojnë ndihmë nga shteti, pasi tashmë janë të rrënuar ekonomikisht. Banorët shprehen se nga ana e bashkisë janë bërë verifikimet e dëmeve, ndërkohë që apelojnë për tu dëmshpërblyer sa me shpejt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit